E ‘preu në besë’ ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt, çfarë bëri këtë herë Angelina Jolie?!
Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë në një betejë gjyqësore për pasuritë e tyre që pasi filloi divorci i tyre, dhe një nga marrëveshjet më të shenjta që ajo kishte me Brad ishte në lidhje me kantinën e tyre franceze të verës të quajtur Chateau Miraval, e cila vlerësohet në 164 milionë dollarë.
Çifti dikur ‘i martuar dhe i lumtur’ ranë dakord që partneriteti i tyre i barabartë në kantinë do të trajtohej me kujdes nëse dikush vendos të shiste pjesën e tyre, pasi Brad donte t’ua linte kantinë fëmijëve të tyre si pjesë të trashëgimisë së tyre. Megjithatë, Anxhelina vendosi të hidhte pjesën e saj në treg pa u konsultuar me ish-bashkëshortin dhe ia shiti një oligarku rus.
Angelina Jolie ia shiti pronën Tenute del Mondo, një kompani në pronësi të Stoli Group, e cila “kontrollohet në mënyrë indirekte” nga oligarku rus Yuri Shefler. Brad Pitt dhe Angelina Jolie ranë dakord në atë kohë se do të vendosnin së bashku për blerësin, por ajo ndryshoi mendje pasi diçka u kthye kundër saj në betejën për kujdestarinë për fëmijët e saj.
Angelina Jolie has filed a countersuit against Brad Pitt amid their legal battle over Château Miraval, a French winery the former couple bought more than a decade ago.https://t.co/SpTL5dPy7q pic.twitter.com/N4bAhYJMrN
— Variety (@Variety) October 4, 2022
Dokumentet që u morën nga mediat në internet pretendojnë se Brad Pitt donte të kishte një seancë urgjente, por një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Los Angeles e mohoi me forcë kërkesën e aktorit për seancën dëgjimore. Angelina Jolie pretendon se nuk mund të vazhdonte me pronësinë për shkak të “kundërshtimeve personale”, ndërkohë, Pitt pretendon se Shefler u përpoq të bënte një blerje armiqësore dhe përfaqësuesi i tij ligjor menjëherë ngriti një padi në mënyrë që ata të tërhiqeshin nga shitja, megjithatë, Jolie e kundërshtoi Pitt për 250 milionë dollarë.