Ish-banorja e Big Brother Vip pretendon se ka zbuluar të fshehtën e madhe për Luiz Ejllin: Cili është sekreti?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ish-banorja e Big Brother Vip pretendon se ka zbuluar të fshehtën e madhe për Luiz Ejllin: Cili është sekreti?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/02//ish-banorja-e-big-brother-vip-pretendon-se-ka-zbuluar-te-fshehten-e-madhe-per-luiz-ejllin-cili-eshte-sekreti.jpg)
Genta Gjalpi, ose e njohur ndryshe si Genta e Big Brother ka treguar edhe më herët se ka njohje që nga jasht me Luizin e Big Brother VIP. Ajo reagoi kur Luizi tregoi për sëmundjen e tij të cilën e mohoi më vonë.
Së fundmi Genta Gjalpi ka bërë një deklaratë të fortë. Ajo është 110% e sigurt se Luizi ka dikë jashtë që e lejon të krijojë lidhje në Big Brother vetëm për të fiturar çmimin.
“Dua të them edhe disa gjëra për Luizin por më vihen gjithë kundra. Është 110% e sigurt ai e ka dikë jashtë dhe ajo i ka dhënë leje të krijojë dhe lidhje vetëm për të fituar çmimin””, shkruan Genta.
Mendoni se është e vërtetë?
Kjo deklaratë e Gentës vjen pas konsolidimit të lidhjes se Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e famshme që u krijua në kuadër të lojës. Kiara dhe Luizi shkëmbyen më në fund edhe puthjen e parë. Këngëtari dhe moderatorja kanë nisur planet për bashkëjetesën dhe lidhjen jashtë Big Brother, prandaj kjo deklaratë nga Genta Gjalpi është tronditëse për publikun që admiron çiftin.