Ish-ylli i popit Gary Glitter u lirua nga burgu i Britanisë së Madhe në gjysmë të dënimit për abuzim seksual!
Ish-ylli i popit Gary Glitter u lirua nga burgu në Angli të premten pasi kreu gjysmën e dënimit me 16 vjet burg për abuzim seksual me tre vajza të reja në vitet 1970. Këngëtari 79-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Paul Gadd, u lirua nga një burg në Dorset, në Anglinë jugperëndimore. Është e zakonshme që shkelësit në MB të lirohen në gjysmë të dënimit dhe më pas të vendosen në provë. Ministria e Drejtësisë në një deklaratë është shprehur:
Abuzuesit seksual si Paul Gadd monitorohen nga afër nga policia dhe Shërbimi i Provës dhe përballen me disa nga kushtet më të rrepta të licencës, duke përfshirë pajisjen me një etiketë GPS”. Nëse i shkel këto kushte në çdo moment, ata mund të kthehen sërish pas hekurave.
Këngëtari u shpall fajtor për një akuzë për tentativë përdhunimi, katër akuza për sulm të pahijshëm dhe një akuzë për marrëdhënie seksuale me një vajzë nën moshën 13 vjeç. Glitter u arrestua në tetor 2012 nën operacionin “Yewtree”, hetimi kombëtar i nisur në vazhdën e skandalit të abuzimit të fëmijëve që rrethonte argëtuesin e ndjerë të BBC-së Jimmy Savile.
Glitter është më i njohur për hitin “Rock & Roll”, publikuar në vitin 1972, por ai humbi reputacionin e tij pasi u dënua për akuzat e abuzimit të fëmijëve në Vietnam. Veprat penale ndodhën midis viteve 1975 dhe 1980. Sipas një burimi, këngëtari ka ende miliona dollarë në llogaritë e tij bankare dhe ka një apartament në Londër ku mund të jetojë pas lirimit.