“Po sonte çfarë?” Arbana Osmani ka një pyetje për ndjekësit para fillimit të spektaklit të sotëm!
Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.
Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
E jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe personazhet jashtë saj tërheqin një vëmendje të madhe për publikun e padyshim që Arbana Osmani si drejtuese e këtij reality-show nuk mund të mungonte. Të parë me sy kritik në çdo detaj edhe ‘look-u’ i saj në Prime ka një rëndësi të madhe. Teksa ka ndarë pak momente më parë një foto nga spektakli i së martës, krahas Arbana ka shprehur ‘shqetësimin’ për sonte pak para fillimit:
Po sonte çfarë?