Billie Eilish merr çmimin e rëndësishëm në ekspozitën e artistëve të Sir Lucian Grainge 2023!
Përpjekjet e Billie Eilish për aktivizmin social dhe politik u vlerësuan së fundmi në ekspozitën e artistëve të Sir Lucian Grainge 2023 në Los Anxhelos këtë të shtunë. Në ceremoninë e prezantuar nga Merz Aesthetics’ Experience+ dhe Coke Studio, mori pjesë edhe ylli Sabrina Carpenter.
Normalisht që Billie Eilish gjithmonë ka qenë një zë i fuqishëm i shumë kauzave të rëndësishme. Mjafton vetëm të kujtojmë bashkëpunimin me Oscar de la Renta për veshjen e saj me fustanin madhështor në Met Gala ku kushti i vendosur nga këngëtarja për firmën e njohur kishte të bënte me kafshët dhe gëzofin e tyre.
Krijuesja e hiteve si “Bad Guy” apo “Ocen Eyes” mori çmimin REVERB Amplifier Award për aktivizëm. Gjatë fjalimit të saj për pranimin e çmimit, Billie tha:
Shumë prej jush keni disa para në xhepat tuaj, kështu që ndoshta i përdorni për gjëra të mira dhe jo për gjëra marrëzi, e dini?
Fituesja e çmimit Grammy ka qenë shumë aktive për çështjet sociale dhe politike, duke përfshirë edhe kontrollin e armëve. Ajo rrëfeu në fjalimin e saj:
Bëj sa më shumë që mundem, por ndihem sikur mund të bëj gjithmonë më shumë, por ndihem shumë e impresionuar dhe me të vërtetë e emocionuar që ju gjithashtu po e bëni këtë një prioritet dhe po mendoni për të dhe si të bëni festa është vërtet e rëndësishme. Ndjehem sikur kaloj shumë nga koha ime duke qenë me të vërtetë në ankth për faktin se nuk ndihem si shumë njerëz, dhe veçanërisht njerëzit në biznes, nuk ndjej se ata kujdesen shumë dhe është me të vërtetë bukur të shohësh që kjo po ndodh dhe unë thjesht dua të them, si, të gjithë në këtë dhomë, ne të gjithë mund të bëjmë pjesën tonë.