Çfarë mesazhi i tha Efi-Luizit përpara se të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”?
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh. Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi dhe një prej tyre do të eleminohet mbrëmjen e sotme. Mes tyre Efi ishte banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Përpara se të dilte nga shtëpia e “BBV2” teksa ka takuar banorët, Efi ka thënë edhe mesazhin e fundit Luizit, e cila ka lidhje edhe me Oltën. Teksa është larguar Efi i ka thënë Luizit:
Ti duhet ta fitosh, ma premto, mos u përfshi emocionalisht. Ndërsa Olta ka për të dalë shumë shpejt
Në nominim mbrëmjen e sotme kanë qenë Efi, Xhonatani dhe Luizi. Mes tyre, banori që u eleminua vetëm pak më parë nga shtëpia e “BBV2” këtë spektakël ishte Xhonatan Islami. Kjo është hera e dytë që Xhonatani është eleminuar, kjo pasi në eleminimin e parë konkurrenti ka pasunjë biletë vajtje-ardhje e atë ‘Prime’, Xhonatani u kthye përsëri brenda shtëpisë tek banorët e tjerë. Ama këtë herë nuk ka asnjë mundësi për një tjetër shans, pasi këtë herë nuk ka një biletë.