Kancelari Scholz: Putin nuk më ka kërcënuar!

vovalbania February 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kancelari Scholz: Putin nuk më ka kërcënuar!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi sot se presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka kërcënuar atë e madje as Gjermaninë. Këto deklarata, shefi i qeverisë së Berlinit i bëri në një intervistë për gazetën gjermane, Bild. Scholz ka treguar se në bisedimet që ka patur me kreun e Kremlinit e ka bërë të qartë se ata kanë qëndrime shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, që vijon prej rreth një viti.

E bëj shumë të qartë për Putinin që Rusia është përgjegjësja e vetme për luftën në Ukrainë. Moska e ka pushtuar vendin fqinj pa patur arsye dhe këtë e bëri për të marrë disa pjesë apo të gjithë Ukrainën nën kontrollin e saj.

Gjermania beson se veprimet e Rusisë shkelin kornizën europiane për paqe, ndaj edhe i ka ofruar Ukrainës ndihmë financiare, humanitare e ushtarake.

Kancelari Scholz shtoi edhe se ekziston një marrëveshje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që armët e siguruara nga Perëndimi, duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas e jo në atë rus.

Kemi konsensus në këtë aspekt.

Pas presionit në rritje nga të gjitha anët, kohët e fundit, qeveria gjermane ra dakord që të miratonte vendimin lidhur me dërgimin e tankeve modernë Leopard 2 në Ukrainë.

Scholz u shpreh se “dërgimi i këtyre armëve është koordinuar me kujdes me aleatët perëndimorë, në mënyrë të tillë që të shmangen përshkallëzimet e mëtejshme”.

Pak javë më parë, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, i tha BBC-së se lideri rus e kërcënoi atë me sulm raketor që do të mund të ndodhte “brenda një minute”. Kremlini reagoi në lidhje me këto komente duke akuzuar Johnson-in se gënjeu.

Në një tjetër zhvillim, ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, tha se ka marrë premtim nga presidenti rus, Vladimir Putin që nuk do ta vrasë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Për një periudhë të shkurtër, ai shërbeu si ndërmjetësues mes dy vendeve. Madje ka qenë një prej liderëve të paktë që kanë takuar Putinin, pak javë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE