Transporti i klandestinëve drejt Malit të Zi, shkon në 2 numri i të ndaluarve të operacionit “Rrjeta”!

vovalbania February 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transporti i klandestinëve drejt Malit të Zi, shkon në 2 numri i të ndaluarve të operacionit “Rrjeta”!

Shkon në dy numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeta” kundër trafikimit të emigrantëve ilegalë e që përmes vendit tonë synojnë kalimin në një shtet të Bashkimit Europian. Policia vendosi në pranga një 48-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka transportuar klandestinë kundrejt pagesës në drejtim të Malit të Zi. Sipas uniformave blu, i arrestuari është shtetasi me inicialet A.Gj. Ai u kap në Lushnjë për rastin e transportimit me tre automjete të 16 të huajve që kishin dhënë para’ për t’u shoqëruar deri në Mal të Zi e që më pas do të vijonin udhëtimin e paligjshëm për në një shtet të Unionit.

Njoftimi i Policisë: 

Lokalizohet dhe kapet në Lushnjë, një shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme, në Shkodër. 48-vjeçari organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin. Gjatë operacionit “Rrjeta”, i ndaluari dhe dy shtetas të tjerë transportonin me tre automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, A. Gj., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Rrjeta”, të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas dhe dy të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga tre automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65263 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE