Kosova u cilësua Republikë në Beograd, kryeministja serbe Bërnabiç: Ishte gabim!

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosova u cilësua Republikë në Beograd, kryeministja serbe Bërnabiç: Ishte gabim!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, deklaroi se në një prej raporteve të publikuara në faqen zyrtare të qeverisë që drejton ishte shkruar Republika e Kosovës, duke shtuar se ky rast lidhej me një gabim në përkthim. Radio Televizionit të Serbisë, Bërnabiç i tha se “gabimi” ndodhi në përkthimin në anglisht.

Ky është gabim i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që “ende Kosova vijon të jetë pjesë e saj”.

Bërnabiç shtoi se përgjegjësi ka edhe ekipi i zyrës për mediat në kabinetin qeveritar serb, ndaj paralajmëroi se do të ketë pasoja për ata që bënë këtë “gabim”. Kryeministrja serbe vuri në dukje se morën masa dhe “gabimin” e fshinë nga faqja zyrtare.

Nuk mund të flija mbrëmë, nuk e di se çfarë po bëj. Por, më vjen keq që kjo po përdoret nga opozita për të fituar politikisht.

Kryeministrja serbe foli edhe për vizitën e planifikuar për sot nga i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak në Prishtinë e më pas në Beograd.

Të tilla aktivitete diplomatike po shtohen dhe presioni po intensifikohet. Unë besoj në garancitë e komunitetit ndërkombëtar sa përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Fillimisht, Lajçak ndalet në Prishtinë ku sipas Bërnabiçit “qëndron problemi i themelimit të Asociacionit të komunave serbe”. Ajo theksoi se nuk i intereson qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje.

Palët patën rënë dakord që të formohet Asociacioni në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bruksel në vitet 2013 e 2015. Besoj në garancitë e komunitetit ndërkombëtar se Asociacioni do të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut.

Kosova kundërshton themelimin e një asociacioni njëetnik, duke shprehur frikën se mund të krijohet një Republika Sërpska, ashtu si në Bosnjë-Hercegovinë. SHBA-të dhe BE-ja po kërkojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin. Uashingtoni e ka shprehur qartë se është kundër themelimit të një asociacioni që do t’i ngjante Republikës Sërpska.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE