Mbi 1.900 viktima nga tërmeti në Turqi e Siri, ja VIP-at shqiptarë që u solidarizuan me fatkeqësinë!
Tërmet i magnitudës 7.8 Rihter mes Turqisë dhe Sirisë, mbi 360 viktima. Lëkundja shkatërrimtare u regjistrua rreth orës 02:17 minuta të mëngjesit me tonën, në jug të Turqisë, jo shumë larg kufirit me Sirinë. Epiqendra ishte në provincën Gaziantep Numri më i lartë i fataliteteve është në Siri, në Aleppo, Hama e Laodicea, ku paraprakisht flitet për mbi 1.900 viktima, teksa nuk ndalen kërkimet mes gërmadhave.
E lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë janë solidarizuar dhe disa nga personazhet tanë të famshëm në llogaritë personale në Instagram.
Arbana Osmani
Zemërthyer
Semi Jaupaj
Dafina Zeqiri
Lutje për Turqinë, Sirinë dhe Lebanon
Zaimina Vasjari
Lutje për Turqinë
Dhurata Dora
Lutje për Turqinë
Bora Zemani
Pamje që dhembin! Sa kujtime të trishta na sjellin edhe ne… Jeta është e gjatë, por mund të jetë edhe shumë e shkurtër ndaj bëni dhe jepni më të mirën tuaj, e madhe ose e vogël qoftë. U prehshin në paqe viktima dhe lutem mos të ketë një numër më të madh!
Kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria do të dërgojë mision shpëtimi solidariteti drejt Turqisë. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile konfirmon se një ekip prej 38 personash është bërë gati për t’u dërguar me avion të posaçëm. Në përbërje ka edhe mjekë e infermierë, krahas specialistëve të kërkim-shpëtimit.