Me siguri nuk keni dëgjuar për Samotraka, një nga ishujt më të bukur grekë dhe jo vetëm!

vovalbania February 06, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Me siguri nuk keni dëgjuar për Samotraka, një nga ishujt më të bukur grekë dhe jo vetëm!

Ishulli grek Samotraka po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve. Ujërat e pastra të tre lumenjve ushqejnë bimë të rralla si dhe tarraca të tëra me ullinj përgjatë vijës së mrekullueshme bregdetare. I vendosur në detin Egje pranë kufirit verilindor të Greqisë me Turqinë, në ishull mund të shkohet përmes një udhëtim të shkurtër me traget nga Alexandroupoli.

Samotraka dikur ishte e njohur në të gjithë botën antike për shenjtorët e saj, por sot është një magnet për vizitorë nga e mbarë bota. Hotelet luksoze aty nuk ekzistojnë dhe turistët akomodohen në ambiente shumë të thjeshta dhe më pranë natyrës. Kaliopi Parselias, pronare e Parselias Studios shprehet se:

Këtu jeni njësh me pyjet e gjelbra, lumenjtë, ujëvarat. Mund të ecni nëpër mal ose të notoni në det. Ky është një ishull i virgjër. Para 30 vitesh, vizitorët ishin shumë të paktë, kryesisht vetë grekërit dhe pak gjermanë. Ndërsa, sot kemi njerëz që vijnë nga e gjitha Europa.

Shumë prej këtyre vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në disa struktura të quajtura “Camping Varades”, të vendosura pranë detit. Kampistët nisin dhe organizojnë aktivitete të ndryshme. Për ata që janë adhurues të notit dhe vendeve me ujëra të kristalta, ishulli ofron një sërë mundësish duke filluar nga ujëvarat e shumta që vërshojnë mbi shkëmbinjtë e lëmuar e deri te pellgjet dhe pishinat natyrore. Samotraka është e pasur gjithashtu me banja termale që nga koha bizantine. Ndërkaq, Kipos, pranë bregut lindor, është një plazh me guralecë të kaltër, ndërsa Pachia Ammos në jug është plazhi i vetëm me rërë.

Udhëtimet me varkë që fillojnë nga Kamariotissa ndalojnë në plazhe të paarritshme nga toka. Një nga më të bukurit është ai pranë bregut jugor, i rrethuar nga shkëmbinj gri që duken si një vepër e artit abstrakt. Sipas legjendës, në këtë vend lahej një grua, e cila një ditë me erë të fortë humbi veshjen. Shumë e zemëruar, ajo lëshoi mallkime dhe i ktheu rrobat e saj në gur.

Tempulli Arsinoeion, ose i shenjtores së perëndive të mëdha, është vendi ku u gjet statuja e njohur e Samotrakës. E skalitur në shekullin e dytë p.e.s, është një nga veprat më të famshme të artit të lashtë. Tempulli daton para kohës së Greqisë së Lashtë Klasike dhe dikur ishte qendra fetare e Egjeut të Veriut.

Përveç rrënoja të lashta, në ishull ruhen edhe objekte apo gjurmë nga epoka të mëvonshme, kryesisht ajo bizantine. Të tilla mund të gjenden pafund në Chora, kryeqytetin e ishullit, të vendosur lart në malin Saos. E famshme në Chora është një kështjellë e shekullit të 15-të, ndërtuar nga sundimtari gjenovez, Palamedes Gateluzzi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE