Mënyra më e mirë për të humbur peshë, praktikoni sa më shumë boksin!
Ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë për të filluar rrugëtimin e humbjes në peshë. Disa persona e kanë shumë të lehtë të merren me aktivitete siç është joga apo ecja. Por këto aktivitete nuk djegin aq shumë yndyrë sa aktivitetet që jua rrisin të rrahurat e zemrës dhe që ju bëjnë të djersiteni.
Nëse jeni duke kërkuar të transformoni trupin me një ritëm më të shpejt, atëherë është e rëndësishme t’i zgjedhni edhe ushtrimet. Një studim nga ‘Forza Supplements’ ka zbuluar se sporti i boksit është mënyra më efektive për djegie të kalorive. Hulumtuesit kanë zbuluar se pjesëmarrësit e studimit kanë arritur të djegin deri në 800 kalori gjatë një ore në ring.
Ky sport aktivizon të gjithë muskujt e trupit, gjë e cila është një prej arsyeve se përse digjen kaq shumë kalori. Ndër tjerash, boksierët gëzojnë edhe përfitime tjera nga ky sport, duke përfshirë qëndrueshmërinë muskulore dhe forcën. Ndërkaq, nëse doni të mbani veten në formë, nisja e palestrës është shpesh pika fillestare, por presionet financiare të shkaktuara nga kriza e kostos së jetesës nënkuptojnë se për shumë persona, angazhimi për një tjetër shpenzim të madh mujor nuk është thjesht një opsion. Në të vërtetë, një studim i botuar këtë muaj zbuloi se më shumë se një e treta e konsumatorëve kanë hequr dorë nga anëtarësimet në fitnes për arsye parash.