Një miqësi e shtirur me Selena Gomez?! Pas ‘akuzave’ nga ndjekësit reagon mikesha e ngushtë e këngëtares!
Së fundmi fansat e këngëtares Selena Gomez vunë në dyshim miqësinë mes saj dhe mikeshës së ngushtë Raquelle Stevens pas publikimit të dokumentarit “My Mind & Me” Gomez. Raquelle më në fund ka thyer heshtjen. Raquelle gjatë një paraqitjeje në podcastin “Chicks in the Office” tha:
Sa herë që bëni diçka publike në jetë, ju jeni subjekt i opinioneve të njerëzve të tjerë. Thjesht nuk do të shkosh atje nëse nuk je i gatshëm të jesh në gjendje të përballosh komentet, por gjëja më e madhe për mua ishte se dokumentari ishte një vepër e bukur dhe e mrekullueshme që Selena e ndau pa filtra me botën. Ishte historia e saj e jetës dhe pjesë e asaj që u përfshi në atë dokumentar ishte miqësia jonë, e cila është e veçantë dhe e sinqertë dhe e vërtetë.
Menjëherë pas publikimit të dokumentarit Taquelle u përball me kritika nga fansat të cilët e quajtën mospërfillëse. Por për Raquelle, lidhja e saj me yllin e muzikës botërore shkon përtej asaj që fansat mund të shihnin.
Unë mendoj se ajo që është një kujtesë e mirë është se kur njerëzit shohin video nëpër Instagram, TikTok, ose kur shihni një dokumentar, ju po merrni një pamje të vogël në jetën e dikujt, nuk po shihni foton e plotë. Dhe e vërteta është se ne kemi pasur një miqësi që ka zgjatur një dekadë sepse është e vërtetë, është e sinqertë dhe unë jam shumë mirënjohëse për këtë. Kur jeta juaj e brendshme është e fortë dhe jetoni një jetë me integritet, ju flini të qetë çdo natë. Nuk ka rëndësi se me çfarë përballeni, çfarë kaloni, ka një paqe që vjen me të jetuarit e një jete me integritet dhe kështu unë jam vërtet e sigurt në atë që jam. Unë e di çfarë shoqeje jam.
Ndërkaq, së fundmi rikujtojmë se Selena Gomez është një romancë me Drew Taggart.