Sara Hoxha rrëfehet për lidhjen me Ledrin dhe tregon nëse ka në plan një fëmijë të dytë: Kërkesat nga gjyshërit kanë nisur
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Sara Hoxha rrëfehet për lidhjen me Ledrin dhe tregon nëse ka në plan një fëmijë të dytë: Kërkesat nga gjyshërit kanë nisur](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/02//sara-hoxha-rrefehet-per-lidhjen-me-ledrin-dhe-tregon-nese-ka-ne-plan-nje-femije-te-dyte-kerkesat-nga-gjysherit-kane-nisur.png)
Sara Hoxha ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli më shumë për emocionet e fitores në “Dancing With the Stars”, pushimet në Bali si dhe marrëdhënien me Ledri Vulën jashtë kamerave.
Partnerja e reperit të dashur për publikun pohoi se në fillim e kishte të vështirë të mësohej me kamerat, por duke dalë çdo të premte në ekran, emocionet i kaluan.
Kjo ishte edhe një nga arsyet pse Ledri nuk ishte i pranishëm në sallë, përpos faktit që kishte angazhime me koncerte.
E pyetur nga Bieta për zënkën më të shpeshtë me të sa i takon vajzës, Sara pohoi se “kapen” vetëm kush do ta takojë Poem i/e para.
Sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, Sara pranoi se kanë nisur kërkesat nga gjyshërit, por ajo do ende kohë të shijojë Poin.