Tërmeti në Turqi: Gruaja e portierit i mbijeton katastrofës, qeni i shpëton jetën
Tërmeti i fuqishëm që preku Turqinë bëri që shumë persona të humbin jetën e shumë të tjerë të mbeten të plagosur.
Përveç humbjeve të jetëve, ka dhe momente të bukura dhe emocionuese nga kjo fatkeqësi, ku persona të ndryshëm nxirren nga rrënojat të gjallë. Një tjetër ngjarje është ajo e portierit boshnjak të klubit turk, Adana Demispor, Goran Karacic. Gruaja e portierit ishte në Adana, ku tërmeti ka shkatërruar gjysmën e qytetit. Falë lehjes së qenit disa çaste përpara së nisjes së tërmetit, gruaja e tij u zgjua nga gjumi dhe arriti të shpëtonte.
“Ne jemi të gjithë në shok. Kaosi mbretëron në Adana, qyteti ishte gjysmë i shkatërruar. Dje ne mbërritëm në Stamboll ku duhej të luanim ndeshjen me Umraniyespor, por gjithçka u anulua, mendja nuk shkon te futbolli tani. Ishim me fat që qeni ynë filloi të lehte një minuta para se tërmeti të fillonte dhe kështu e zgjoi gruan time. Kur tërmeti nisi, mblodhi menjëherë dokumentet e rëndësishme dhe doli në rrugë. Me shumë gjasa qeni i shpëtoi jetën”, përfundoi portieri.