A ka menduar Efi që do të eleminohej në atë moment të lojës në “Big Brother VIP”?!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A ka menduar Efi që do të eleminohej në atë moment të lojës në “Big Brother VIP”?!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Mikelën, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi krejtësisht dhe ajo u kthye në një prej konkurrenteve më të dashura nga i gjithë publiku.

E prisje që do të dilje atë natë?

Automatikisht që në momentin që iu dha një avantazh loje, unë në njëfarë mënyre e dija që ne të tre do të ishim në nominim. Diçka do të ndodhte, qoftë zinxhir apo një lloj mundësie tjetër do e bënte në atë lloj mënyre apo do e arrinte nuk e dija që të ishte kaq sade. E dija që do të ishim ne të tre, por shpresoja të ishim katër të paktën.

Pasi u bë e ditur se do të ishte në nominim, a mendoi Efi se do të ishte Kiara ajo që do të largohej?

Jo, në momentin që ndodhi kjo situatë u mërzita por i thashë vetes “Do dalësh”. Thjesht kaq i kam thënë vetes, u qetësova dhe në momentin që ndodhi nuk e kam përjetuar sepse unë mendoj që duke mos ditur se çfarë ndodh jashtë dhe duke mos ditur se sa e pëlqyer mund të isha unë jashtë mendova faktin që janë një çift dhe le të vazhdojnë historinë e tyre dhe mendoj se edhe publiku nuk do të donte që t’i shkëpuste nga njëri-tjetri. 

Bazuar edhe në atë që ka thënë Luizi para disa ditësh, që nëse do të kishte qëndruar Efi do i kishte marrë përpara të gjithë a bie dakord ish-banorja?

Ajo është normale, që do të ishim shumë të fortë të dy bashkë. Unë u kënaqa që janë të dy bashkë. Uroj që kjo gjë të eci.Për aq kohë sa isha aty i besoja, tani do shikoj vazhdimin siç po e shikoni dhe ju.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE