Zgjedhja e vështirë e të mbijetuarve, rrezikun brenda apo ngricat jashtë
Mes të ftohtit të madh me temperature nën zero, banorë të një pallati të dëmtuar 10 katësh në Adana të Turqisë, e kaluan natën jashtë të mbështjellë me batanije.
Zgjedhja me të cilën përballen ata e shumë të mbijetuar të tjerë tjerë në të njëjtën situatë, nuk është e lehtë: Të përballen me ngricat jashtë, apo të marrin parasysh e të kthehen në banesat e tyre, me mure të plasaritura që ndoshta nuk do ta përballojnë dot një lëkundje tjetër të tokës, e t`i zënë brenda.
Një grua, thotë BBC, rrëfeu dramën tjetër të saj: e bija ishte në katin e dytë të ndërtesës ku jetonin, dhe prej dy ditësh, nuk ka asnjë lajm prej saj. E ëma, Nurten, refuzon të shkojë në një strehë të ngrohtë. Nuk ja bën dot këtë sime bije, thotë ajo.
“Kur vajza ime është atje poshtë në të ftohtë, si mund të fle unë në një shtrat të ngrohtë? Vajza ime kurrë nuk e ka dashur të ftohtin, dhe tani është nën tokë. Po më cahet zemra nga dëshpërimi.“- thotë ajo.
Ndjesia e humbjes dhe dëshpërimit po përhapet tani me një ritëm shumë të shpejtë sesa ai i kërkimeve për të mbijetuar. Të tjerë fëmijë ndërkohë janë nxjerre sot nga rrënojat, dy ditë pas tërmetit të magnitudës 7.8, më i fuqishmi në një shekull që goditi Turqinë.
Gëzimi i punonjësve të shpëtimit e vullnetarëve ishte i parrëfyeshëm. Ata shpjegojnë se katet e kësaj godine kanë rënë mbi njëri-tjetrin duke krijuar disa hapësira në mes, cka shton shpresat se ka ende njerëz të gjallë në katet e poshtme.
“Dëgjuam zëra, dhe falë ekskavatorit që lëvizi një pirg mbetjesh, zërat e 3 personave u dëgjuan edhe më fort…kemi shumë shpresë që të gjejmë të mbijetuar këtu, shanset që t`i shpëtojmë janë të mëdha…”– thotë një punonjës shpëtimi.