Burri me precendentë të ngacmimeve ndaj vajzave të reja, dënohet 10 vjet për drogimin fatal të 16-vjecares në SHBA

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Burri me precendentë të ngacmimeve ndaj vajzave të reja, dënohet 10 vjet për drogimin fatal të 16-vjecares në SHBA

Një burrë në Kaliforni që i ka dhënë tableta me drogën fentanil dhe substanca të tjera një vajze 16-vjeçare që ndërroi jetë nga mbidoza, u dënua sot me vetëm 10 vjet burg në SHBA.

24 vjeçari Michael James Russell, mori dënimin për shtatë shkelje në lidhje me vdekjen e Emma Lace Price, e cila vdiq më 12 nëntor me katër droga të ndryshme në sistemin e saj trupor.

Prokurorët thanë se Russell i kishte dhënë Price qetësuesin e fortë Xanax dhe tabletën Percocet që përmban fentanil, teksa kur kishte nisur të shfaqte efektet e mbidozës ai e kishte zhveshur dhe i kishte bërë dush të ftohtë për ta sjellë në vete.

Ai i kishte dhënë të resë gjithashtu mjekimin kundër mbidozës Narcan, por kishte pritur gjysmë ore derisa të thërriste shërbimet e emergjencës.

Në gusht prindërit e Price ngritën padinë civile kundër Russell dhe prindërve të tij duke pretenduar se i riu kishte një histori të përfitimit nga vajza të reja nën moshë, duke u hërë atyre droga.

Ata sugjeronin se prindërit e të gjykuarit ishin në dijeni të abuzimeve dhe lejonin “seksin e drogat” në shtëpinë e tyre.

Në një intervistë Jill Price, nëna e viktimës tha se “ndjej një zemërim që nuk kam ndjerë kurrë më parë”, në lidhje me vdekjen e saj.

Gjatë hetimeve mbi vdekjen e vajzës u zbulua se Russell ishte një nga disa persona që i kishin dhene droga Price, në ditët para vdekjes së saj.

Natën që ajo vdiq Russell i kihste dhënë Xanax, Percocet me përmbajtje fentanili, çka çoi në kalimin e të resë në mbidozë toksiciteti.

Autopsia tha se Emma vdiq nga toksiciteti i fentanilit.

Hetuesit thanë se vdekja e të ndjerës ishte krejtësisht e evitueshme, teksa disa javë më herët, policia ishte njoftuar se Russell kishte përndjekur një tjetër vajzë dhe i kishte shitur Percocet me fentanil, e cila më pas kishte vdekur.

Megjithë pretendimet Russell nuk u akuzua për atë vdekje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE