Megaoperacion antidrogë, 21 në pranga në Fushë-Krujë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Megaoperacion antidrogë, 21 në pranga në Fushë-Krujë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/02//megaoperacion-antidroge-21-ne-pranga-ne-fushe-kruje.jpg)
Policia e Qarkut Durrës po vijon megaoperacionin policor antidrogë të koduar “Agimi”, i iniciuar në maj të vitit 2021, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët e Guarda di Financës italiane.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:
Si rezultat i këtij megaoperacioni, ka shkuar në 21 numri i shtetasve të vënë në pranga, të zhvilluar në Nikël, Halil e në Arramerras, përmes monitorimit nga ajri, për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga shtetasin: P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia bën të ditur se vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.