Rina Balaj sapo pranoi se kënga e re është një dedikim për SinBoy?

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rina Balaj sapo pranoi se kënga e re është një dedikim për SinBoy?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale por dedikimet ende vazhdojnë. Vetëm pak më parë Rina ka lajmëruar se nesër do të publikohet kënga e saj e re dhe është shprehur se mund të jetë dedikim për dikë dhe një lidhje që tashmë ka kaluar e të gjithë e kanë kuptuar si një dedikim për Sin Boy. Projekti i ri muzikor do të publikohet nesër në orën 20:00 dhe do të titullohet “E kalume”.

Nesër ora 20:00 del kënga që e keni pritur kaaaaaq gjatë… dedikim? Ndoshta edhe është dedikim.. për kë se? gjithsesi E KALUME

E teksa tanimë Rina dhe SinBoy kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para pak ditësh bukuroshja festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi plot 24 vjeçe. Në atë ditë kaq speciale për artisten, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një surprizë ku lajmëroi se do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor. Subjekti i këngës? Ditëlindja dhe se si Rina në këtë rast dëshirën që shpreh kur fryn qirinjtë është të rikthehet me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE