Temperaturat mbeten të ulëta, por në akset kombëtare nuk ka probleme në qarkullim!
Për sot, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore. Moti mbetet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore. Në zonat luginore në orët e mëngjesit kishte mjegull të dendur, çka solli shikim të reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 10m/s, ndërsa përgjatë vijës e zonat luginore era intensive është me shpejtësi deri në 12-16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë. Temperaturat variojnë nga minus 10 në 15 gradë celcius.
Shkodër
-2/10
Diell
Kukës
-5/8
Diell re
Lezhë
0/11
Diell
Dibër
-10/6
Diell re
Durrës
-1/13
Diell
Tiranë
-2/14
Diell
Elbasan
-2/12
Diell
Berat
-5/14
Diell
Vlorë
1/14
Diell
Korçë
-10/5
Diell re
Gjirokastër
-8/10
Diell
Sarandë
-1/15
Diell
Edhe pse prej fundjavës së kaluar, temperaturat janë të ulëta në të gjithë vendin, nuk raportohen probleme me qarkullimin e mjeteve në akset nacionale. Kështu bën të ditur sot Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim në rrjetet sociale.
Eshtë punuar me shpërndarjen e kripës gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për të evituar ngricat.
Gjithashtu, ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore.