Darka e Metës me Nezën e Duçkën! Në tavolinë, agjenti i FBI dhe biznesmeni kinez dënuar për korrupsion!
Emisioni Top Story publikoi këtë foto ku janë së bashku, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Agron Neza i përfshirë në dosjen McGonigal, Dorian Ducka gjithashtu bashkë me ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini.
Kjo foto është realizuar në vitin 2013 në Tiranë, në ambjentin prive të një restoranti të njohur në kodrat e parkut të liqenit në kryeqytet. Kjo foto tregon lidhjet e forta që kanë edhe përfaqësuesit e opozitës me shqiptaro-amerikanin Agron Neza.
Dhe në veccanti kjo foto rrëzon deklaratat e dyzuara të Ilir Metës për njohjen e tij jo direkte me ish-agjentin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Agron Nezën. Ja çfarë thoshte Meta:
Emri i Agron Nezës është kthyer në një kalë beteje nga opozita për shkak të njohjes së tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Interesant është edhe fakti që darka është organizuar pak kohë pasi është prishur koalicioni qeveritar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe më pas kreu aktual i Partisë së Lirisë kaloi në aleancë me Edi Ramën.
Më vonë, në 2018, Mark Rossini dhe Charles McGonigal, në bashkëpunim me shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj që në dosje është ‘Personi A’ dhe Shefqet Dizdarin hapën një studio ligjore të quajtur ‘Law Office and Investigation’ në Shqipëri.
Ndërkohë, Sali Berisha ka akuzuar disa herë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dhe ortaku i tij Mark Rossini janë angazhuar në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës dhe që sipas tij, kishin qëllim të asgjësonin opozitën. Por tashmë rezulton se aleati i tij me besnik, Ilir Meta ka njohje personale me Rossinin. Një tjetër fakt interesant është dhe prania ne tavolinë e ish-këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.
Ky i fundit është sulmuar ditën e fundit nga çifti Meta-Kryemadhi. Por duket se Meta ka ‘harruar’ që ka qenë në tavolinë me Duçkën, bashkë me agjentë të FBI-së, si dhe investitorë kinezë. Ndoshta mendonte që kjo foto nuk ekzistonte dhe ndoshta po kërkojnë se si kjo foto ka dalë në publik.
Ndërkohë, një personazh tjetër kontrovers në këtë foto është edhe biznesmeni kinez Patrick Ho që është në foto përballë Metës. Biznesmeni kinez u dënua me tre vite burg në dhjetor të 2018 nga një gjykate amerikane në Nju Jork. Ai u dënua për ryshfet ndërkombëtar dhe pastrim parash për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe për të korruptuar zyrtarët e lartë të Çadit dhe Ugandës në këmbim të avantazheve për CEFC China Energy Company Limited (“CEFC China”).
Tani është shumë interesante se cili do të jetë justifikimi i Metës pas publikimit të kësaj fotoje.
Ndërkohë në këtë tjetër foto, është djali ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlezen Berisha bashkë me Dorian Duckën, krah për krah në një prej udhëtimeve të tyre të biznesit .
Kjo foto është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duckën subjekt deklarimesh të shumta ditët e fundit nga Sali Berisha.