Rriten temperaturat, përmirësohet qarkullimi i mjeteve!
Për sot, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit edhe pse gjatë pjesës së parë të ditës do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi mesatare nga 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era intensive me shpejtësi nga 12 deri në 16m/s. Valëzimi në dete është i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
0/12
Diell re
Kukës
-4/9
Diell re
Lezhë
2/13
Diell re
Dibër
-6/8
Diell re
Durrës
3/14
Diell re
Tiranë
2/15
Diell re
Elbasan
0/14
Diell re
Berat
-4/15
Diell re
Vlorë
4/15
Diell re
Korçë
-5/7
Diell re
Gjirokastër
-5/13
Diell re
Sarandë
3/16
Diell re
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH bën të ditur se në aksin Qafë Thore-Theth po punohet për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Sipas ARRSH-së, reshjet e shiut dhe dëborës kanë pushuar, ndërsa temperaturat kanë pësuar rritje. Kjo ka bërë që qarkullimi i mjeteve të kryhet normalisht në të gjitha akset nacionale.