Jo vetëm në Shqipëri, Alban Ramosaj dhe Miriam Cani shkëlqejnë kudo!
Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it.
Artistja gjithashtu është dhe mjaft aktive në rrjete sociale me postime nga përditshmëria e saj. Por postimi më i fundit në Instastory ka të bëjë me anën profesionale të çiftit, të cilët kanë treguar dashurinë e madhe që i ka falur publiku i Torontos pas performancës së tyre duke na treguar se ata nuk shkëlqejnë vetëm brenda kufijve por dhe jashtë tyre.
Toronto, sa shumë dashuri na keni dhuruar mbrëmë
Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik.
Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”.