Letrat e dashurisë nga Lufta e Dytë Botërore të gjetura gjatë restaurimit të shtëpisë, tashmë i dorëzohen familjarëve!
Letrat e dashurisë së një ushtari të Luftës së Dytë Botërore iu kthyen vajzës së tij pas 30 vitesh, pasi u zbuluan gjatë një projekti të rinovimit të një shtëpie në Nju Jork. Dottie Kearney, 51 vjeçe, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj po rinovonin muret e vjetra nga pjesa e sipërme e shtëpisë në Staten Island që ata e blenë në vitet 1990, kur gjetën një pirg letrash të shkruara nga ushtari i Luftës së Dytë Botërore, Claude Smythe për bashkëshorten e tij, Marie Smythe.
Kearney tha se ajo i lexoi letrat disa herë gjatë viteve dhe së fundmi u frymëzua të përpiqej të gjurmonte familjen e autorit. Ajo u frymëzua ta bënte këtë gjë pasi pa Chelsea Brown, hetuesen e trashëgimisë në TikTok, gjatë emisionit ‘The Kelly Clarkson Show’, sipas mediave të huaja. Kearney kontaktoi Brown, e cili ra dakord të ndihmonte me rastin.
Brown kërkoi ndihmën e faqes së internetit të gjenealogjisë ‘MyHeritage.com’, e cila ishte në gjendje të identifikonte vajzën e Smythes, Carol Bohlin, e cila jetonte në Vermont. Chelsea ia ktheu letrat Bohlin, dhe ‘MyHeritage.com’ ndau foto të vajzës shumë mirënjohëse duke lexuar letrat për herë të parë.