Mbulohet nga tymi Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolla, marrshojnë drejt Parlamentit
vovalbania
February 11, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një incident ka ndodhur pak më parë gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Menjëherë pasi Berisha ka zbritur nga podiumi, disa nga qytetarët e mbledhur në tubim kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë. Efektivët e policisë të vendosur “gardh” për mbrojtjen e godinës janë kthyer me kurriz për të shmangur incidentet.
Protestuesit duket se kanë hedhur kapsolla në shkallët e Kryeministrisë, godinë e cila mbeti e rrethuar me kordon police.
Duket se kapsolla ka krijuar tym dhe ka prishur radhët e policisë.
Deri më tani protesta ka vijuar e qetë dhe pa përplasje mes protestuesve dhe efektivëve siç ndodh zakonisht.