Kristi dhe Olta pranojnë që kanë konsumuar në jetën e tyre marijuanë!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Të gjithë banorët e shtëpisë edhe ata në dhomën e dënimit kanë luajtur një lojë që Vëllai i Madh ka dhënë si detyrë. Gjatë kësaj loje, ku banorët duhet të tregonin nëse e kishin bërë ose jo një veprim të caktuar, Olta dhe Kristi pranuan se kanë konsumuar në jetën e tyre marijuanë ndërsa Armaldo dhe Luizi thanë se kurrë nuk e kishin bërë.
Duket se Dea Mishel është ende shumë e zemëruar dhe acaruar me Kristin dhe për akuzën e tij, i cili u shpreh se Dea ka dashur të flirtoj me të, gjë të cilën Dea nuk e ka pranuar dhe është shprehur se i vjen keq që ai ka menduar këtë. Për këtë ditën e sotme në oborr së bashku me disa banorë, Dea është shprehur që të flirtoj me të vërtetë me të në mënyrë që ta bëjë të ndjehet me të vërtetë në siklet dhe t’ja tregoj se çfarë është në të vërtetë flirtimi.