Bashkëshortja e Armaldo Kllogjerit komenton rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP”: “Ai dhe Luizi si Tom dhe Jerry…”!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bashkëshortja e Armaldo Kllogjerit komenton rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP”: “Ai dhe Luizi si Tom dhe Jerry…”!

Qëndra e vëmendjes e të gjithë publikut kohët e fundit është padyshim spektakli “Big Brother VIP” dhe banorët e tij. E një prej tyre që ka marrë goxha dashurinë e publikut është dhe Armaldo Kllogjeri. Mëngjesin e sotëm të ftuara në “Wake Up” kanë qenë bashkëshortja e tij dhe vajza e vogël, për të folur më shumë mbi si e kanë parë ato rrugëtimin e Armaldos deri më tani.

Si e kanë parë Armaldon brenda shtëpisë?

Armaldo është i fokususar tek profesioni që ushtron dhe nuk ka kohë të mjaftueshme të bëjë këto shaka në jetën e përditshme. Jemi të befasuar nga kjo anë e tij, unë e dija që e kishte sepse është shumë pozitiv. Në fillim unë nuk isha dakord që të hynte, por e shoh që është i lirshëm, po e shijon. Po bën lojë dhe është vetvetja.

Duket sikur ardhja e bashkëshortes së tij brenda në shtëpi i dha një shtysë edhe më të madhe Armaldos…

U qetësua kur më pa që isha mirë, sepse kjo është më e rëndësishmja. Aty filloi loja e Armaldos. Ai hyri për dy ose tre javë, por tani ‘ngeci’. Edhe vitin e kaluar nuk është se e ndiqte shumë. Nuk e njihte shumë si format, si lojë.

Nga ana tjetër ai duket se ka dhe një marrëdhënie ‘dashuri-urrejtje’ me Luizin. Si e komenton bashkëshortja e tij këtë?

Ata janë njohur në vitin 2005 kur Luizi do konkurronte në Eurovision. Kanë jetuar bashkë për rreth 2 muaj. Është mjaftueshëm për të kuptuar dhe karakterin e njëri-tjetrit. Më duken si Tomy dhe Jerry. Armaldo thotë që Luizi me atë humorin e tij të bën për vete.

Kush mendon se mund të shkojë deri në finale, por edhe si fitues?

Lojëtarët më të fortë aty brenda janë Luizi dhe Olta, që po bëjnë lojë. Kanë një skemë në mendjen e tyre.

A ka patur ndonjë koment negativ që ka ardhur për Armaldon?

“Big Brother” është një eksperiment social. Disa komente janë shumë të dhunshme. Duke qenë se ne jemi një popull paragjykues, i prisja, por është lënduese. Ne nuk e hamendësojmë dot si është aty brenda. Izolimi jep vështirësi dhe iu shkakton problem të mëdha banorëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65827 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE