Do të marrë pjesë në seancë plenare, Berisha dhe protestuesit para Kuvendit
Ish kryeministri, Sali Berisha së bashku me një grup protestuesisht u nisën nga selia e partisë Demokratike drejt Kuvendit ku njëkohësisht me seancën plenare, do të mbahet edhe protesta e paralajmëruar. Kujtojmë se Berisha do të marrë pjesë në seancë plenare ashtu siç e ka deklaruar më herët.
Ndërkohë që pak minuta na ndajnë nga nisja e seancës plenare dhe e protestës së thirrur nga opozita, policia ka shkuar masat e sigurisë para Kuvendit.
Para hyrjes së Kuvendit janë pozicionuar autobotë me ujë dhe furgona policie për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të protestës që pritet të organizohet.
U përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi, Boçi: 8 deputetët e opozitës do futen në sallë, vendimi u mor në shkelje të rregullores
Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha në mbledhjen e grupit të PD-së se 8 deputetët e përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi sot do të marrin pjesë në seancë. Ai tha se vendimi për të përjashtuar 8 deputetët ishte jashtë çdo rregulli dhe nuk u respektua rregullorja e Kuvendit dhe për këtë arsye asnjë nga deputetët s’ka përse t’a respektojë ‘dënimin’ dhe do futen në sallë.
“Sot zhvendoset në një tjetër hap para parlamentit, një institucion i shndërruar në një mekanizëm qorr dhe vrasës të fjalës së lirë dhe eliminimit të opozitës. Në formën e gjyqeve politike janë përjashtuar 8 deputetë, ku vendim u mor jashtë çdo rregulli dhe ligji, jashtë çdo procedure parlamentare. Ata që kanë marrë pjesë në e dënimit nuk a përse të respektojnë ligje që i pengojnë ata të hyjnë në sallën e parlamentit. Ne do hyjmë në sallën e parlamentit, salla është e qytetarëve. Beteja jonë do jetë si brenda sallës edhe jashtë sallës”, tha Boçi.
8 deputetë u përjashtuan nga Kuvendi, Berisha: Urdhri u dha nga Edi Rama! Kërkohet konflikt i hapur me përfaqësuesit e 750 mijë votuesve
Ish kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetë të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike, tha se me përjashtimin e tyre nga seancat plenare të Kuvendit, po kërkohej konflikt i hapur.
Ai tha se nuk parlament nuk po respektohen të drejtat e deputetëve të cilët përfaqësojnë 750 mijë qytetarë që i kanë votuar në 25 prill të vitit 2021.
“Për të drejtën e fjalës deputetët janë përjashtuar nga parlamenti të tjerë, në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, shpallën të përjashtuar nga grupi me urdhër të Edi Ramës, të gjitha këto. Mirëpo deputetët e opozitës përfaqësojnë 750 mijë votues të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për forcat opozitare. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues, të sillesh me këtë brutalitet dhe këtë armiqësi të egër ndaj tyre, nuk bën gjë tjetër veçse kërkon konfliktin e hapur. Në këto kushte, ne nisëm pardje revolucionin tonë për ta vazhduar atë në 4 anët e vendit gjer në triumfin e tij. Nuk ka diskutim që parlamenti është një epiqendër jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse kushtetuta dhunohet në parlament, nëse dhunohet rregullorja e parlamentit, atëeherë ligjet kanë marrë fund dhe mbetet gjithçka në vullnetin e një njeriu”