Nëna turke e foshjes tregon sesi dollapi i shpëtoi nga blloqet e betonit gjatë tërmetit shkatërrimtar Turqi-Siri

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëna turke e foshjes tregon sesi dollapi i shpëtoi nga blloqet e betonit gjatë tërmetit shkatërrimtar Turqi-Siri

Nëna e foshnjeje dhjetë-ditëshe të prekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ka treguar së fundmi sesi një dollap shpëtoi jetën e tyre duke i mbrojtur nga blloqet e betonit që binin gjatë tërmetit shkatërrimtar.

Një nga mrekullitë e katastrofës me rreth 35 000 viktima në Turqi dhe Siri, është shpëtimi i 33 vjeçares Necla Camuz, dhe djalit të saj të vogël Yagiz, që mbijetuan për gati katër ditë të varrosur nën rrënojat.

Necla thotë se arriti të mbajë gjallë beben e saj për gati 90 orë nën rrënojat e shtëpisë duke ushqyer me gji, madje kishte tentuar të pinte edhe vetë nga qumështi i saj për të mbijetuar, shkruan rrjeti Daily Mail.

Ajo lindi djalin e saj Yagiz – që përkthehet “i guximshëm” – më 27 janar, sipas rrjetit BBC .

Dhjetë ditë më vonë goditi tërmeti shkatërrimtar, teksa ajo ishte në katin e dytë të ndërtesës pesë katëshe në provincën turke Hatay.

Ajo tregonte tmerrin për BBC: “Teksa tërmeti sa vinte e bëhej më i madh, një mur ra dhe dhoma tundej, ndërsa ndërtesa dukej se po ndryshonte pozicion. Kur ndaloi, unë me beben në krahë e gjetëm veten nën dollapin e rrëzuar, që na mbrojti nga kollonat e betonit”.

Megjithse nuk arrinte të shikonte prej pluhurit, Necla vërejti shpejt se Yagiz ishte ende gjallë.

Fillimisht gruaja mezi arrinte të merrte frymë nga pluhuri por ai ishte qartësua dhe më pas në rrënoja ishte bërë ngrohtë.

Gruaja tregon se mund të dëgjonte zëra disa orë pas tërmetit, por thirrjet e saj për ndihmë nuk po merrnin përgjigje.

Ajo tregon thotë më tej se humbi sensin e kohës dhe se nuk kishte ujë ose ushqim rreth vetes.

Ajo arrinte të dëgjonte dridhjet e gërmimeve mbi kokë dhe përpiqej të jepte sinjale teksa kërkuesit afroheshin.

Pas me shume se tre ditësh Necla rrjedhimisht arriti të bashkohej me bashkëshortin e saj Irfan dhe djalin e tyre tre vjeçar Yigit Kerim.

Ajo thotë se ende po përpiqet të kuptojë atë që po ndodh, ndërsa thotë se i detyrohet jetën foshnjës së saj, pa të cilën do të kishte humbur motivimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE