Shpërthim tritoli në qendër të Sarandës, hidhet në erë hoteli/Ortakët në gjyq për pronësinë!
vovalbania
February 13, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthim i madh me tritol në Sarandë, hidhet në erë hoteli buzë detit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkaq, u dëmtuan godinat dhe banesat përreth, në qendër të qytetit bregdetar jugor, në lagjen nr.1. Nga hotel “Bizanti” me dy kate dhe që hapej vetëm në sezonin e verës kur kishte fluks turistësh nuk ka mbetur më gjë pasi u rrafshua nga sasia e madhe e lëndës plasëse.
Shpërthimi rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe që u dëgjua deri në distancë ka terrorizuar banorët e zonës në qendër të Sarandës, disa prej të cilëve shprehen të tronditur duke e krahasuar me “akt terrorist”. Mësohet se dy ortakët ishin në gjyq për pronësinë e hotelit të hedhur në erë. Ata janë Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka.