Trump hakmerret ndaj Rihanna-s, sipas tij ylli i muzikës pop është pa talent!
Rikthimi i shumëpritur i yllit të muzikës, Rihanna në skenën e muzikës ndodhi më 12 shkurt në shfaqjen e “Super Bowl”. Fituesja e 9 çmimeve “Grammy”, gjithashtu ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi fansat me një rikthim madhështor. Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ishte bashkuar me DJ Khaled në skenë për të kënduar “Wild Thoughts” në “Grammy Awards”.
Ps kësaj performance të Rihanna-s ka ardhur edhe reagimi i Donald Trump i cili ka sulmuar ashpër këngëtaren. Ish-presidenti amerikan shkroi në rrjetin social “Truth Social”:
Pa stilistin, ajo do të ishte një hiç. Nuk ka asgjë të mirë dhe NUK KA TALENT!
Rihanna kthehet në skenë pas 7 vitesh dhe duket se Donald Trump ka pritur këtë rikthim që t’i kundërpërgjigjet këngëtares së famshme për deklaratave që ajo ka bërë në vitin 2019. Në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna e quajti Trumpin njeriun më të sëmurë mendërisht në Amerikë. Rikujtojmë, se së fundmi Rihanna u nderua me një statujë prej dylli. Statuja, e cila ndodhet në dhomën e shkëlqimit, paraqet pamjen e 34-vjeçares në Met Gala 2018.