I habiti të gjithë në “Brit Awards”, mesazhi që fshihet pas veshjes së Sam Smith!
Kur flasim për modën dhe guximin për të tejkaluar limitet e imagjinatës, mund të identifikojmë menjëherë një prej artistëve të njohur dhe mjaft të suksesshëm, Sam Smith. Pak ditë më parë ai tërhoqi vëmendjen me veshjen në tapetin e kuq gjatë eventit më të madh në botën e muzikës “Grammy Awards”.
Këtë herë ishte radha për një tjetër krijim, kur mbërriti në “Brit Awards” me një veshje të çuditshme latex si tullumbace. Veshja me mëngë si tullumbace dhe këmbë të fryra dhe një dizajn me zinxhir mbi gjoks ishin të papritura, kush e kishte menduar se Sam do të guxonte kaq shumë? Ai e kompletoi look-un e tij me një palë taka platformë po në ngjyrë të zezë.
Ndërkaq, stilisti ka shpjeguar se cili ishte kuptimi i pamjes. Veshja u stilua nga Harikrishnan Keezhathil Surendran Pillai. Duke folur për Women’s Wear Daily pas çmimeve, Pillai tha:
Sam kishte shumë komente urrejtjeje kohët e fundit pas ‘Unholy’ për imazhin e trupit. Ky është mendimi im për të kremtuar formën e tij natyrore dhe bukurinë e të qenit vetvetja. Doja të krijoja një imazh në të cilin njerëzit nuk e kishin parë kurrë Sam. Unë kurrë nuk do t’i shisja ato pantallona gome, por po, njerëzit e duan atë.
Ndërsa disa talleshin me Smith-in për veshjen, të tjerë e lavdëruan këngëtarin për vetëbesimin. Rikujtojmë, se në videoklipin e këngës së tij më të re të titulluar “I’m Not Here To Make Friends” Sam Smith ka marrë një “lum” me kritika. Kritikët janë të mendimit se artisti po ‘normalizon pornografinë’ në kulturën pop. Në disa skena, kërcimtarët filmohen duke u futur ngadalë në një shtrat të veshur vetëm me të brendshme dhe më vonë rrethojnë Smith, ndërsa kërcejnë në mënyrë provokuese.