Altin Shira flet për ‘dasmën’ e Kiarës dhe Luizit: “U desh të vija unë që…”

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Altin Shira flet për ‘dasmën’ e Kiarës dhe Luizit: “U desh të vija unë që…”

Altin Shira hyri disa javë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të performuar si këngëtar në ‘dasmën’ e organizuar në kuadër të lojës nga Vëllai i Madh, për Kiarën dhe Luizin. Aty ndodhi dhe puthja e famshme e parë mes tyre. Altini ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” për të folur më shumë mbi këtë eksperiencë të tijën dhe jo vetëm..

Si e prite ftesën për të kënduar në ‘dasmën’ e tyre?

Sinqerisht më pëlqeu. Kur u dha ajo puthja finale mes Luizit dhe Kiarës, u kënaqa. Ne e kemi ndjekur dhe në shtëpi, dhe kur u puthën mendova: u desh që të vija unë që të putheshin këta. Shpresoj që të bëjnë edhe një dasmë tjetër dhe t’u shkojmë.

Ke ndonjë miqësi me Luizin?

Kam pasur një kontakt para rreth 10 vitesh. Kam qenë i ftuar në një club në Tiranë dhe mos gaboj Luizi ka patur ditëlindjen. Më tha që ka ardhur posaçërisht për mua, të dëgjonte këngët e mia. Luizi ka një zë të ngrohtë vetë, dhe më erdhi mirë që një këngëtar si ai i pëlqen këngët e mia.

Nëse bëjnë një dasmë të vërtetë, sa lekë do t’u kërkosh?

Asnjë lekë. Vetëm të martohen, unë aty do jem.

Në një moment t’u bashkua dhe Valbona për të kënduar bashkë në skenë, çfarë raporti ke me të?

Është një kolege shumë e mirë. Me Valbonën njihemi prej vitesh jashtë, kemi kënduar bashkë në koncerte dhe gëzime familjare. Shikoj që është vetëvetja. Siç është jashtë, është dhe aty brenda.

Kush është banori yt i preferuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”?

Luizi dhe asnjë tjetër. Ai është vetëvetja aty, është i shkathët, inteligjent. Më pëlqen që luan aty, e bën lojën më interesante.

A do ta provoje vetë si eksperiencë?

Mua më erdhi ftesa kur isha tek emisioni “E diell”. Por nuk rri dot brenda, e kam të vështirë të qëndroj brenda për dy apo tre muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE