Elon Musk dhuron miliarda dollarë aksione të Tesla-s për bamirësi!
Së fundmi shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se ka dhuruar për bamirësi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione të Tesla-s. Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje me rregullatorët amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”. Dokumenti nuk përmendi se kujt iu dhuruan këto para.
Gjithashtu Musk tha se nga fundi i këtij viti do të ishte një kohë e mirë për të gjetur dikë që ta pasonte atë si shef ekzekutiv i Twitter. Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.
Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021, sipas një dosjeje rregullatore. Ai gjithashtu tha në Twitter atë vit, se planifikoi të dhuronte 20 milionë dollarë për shkollat në Cameron County dhe 10 milionë dollarë për qytetin Brownsville në Teksas, SHBA për rigjallërimin e qendrës së qytetit.
Miliarderi i teknologjisë besohet se mund t’i ketë vënë syrin Manchester United dhe ai është një ndër të paktët që mund ta blejë ekipin. ‘Mail Online’ raporton se miliarderi është duke e monitoruar situatën nga afër dhe po sheh nëse del ndonjë mundësi në Old Trafford që nuk duhet ta humbasë. Një numër të interesuarish, sipas raportimeve, kanë shprehur interesin dhe kanë firmosur kontrata konfidenciale që u lejojnë akses në “dhomën e të dhënave” për ekipin. Mes tyre, janë një numër partish nga Arabia Saudite, të pavarura nga ato që zotërojnë Newcastle United.