Kthehen në Shqipëri disa prej pjesëtarëve të ekipit shqiptar që ndihmuan Turqinë pas tërmeteve!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kthehen në Shqipëri disa prej pjesëtarëve të ekipit shqiptar që ndihmuan Turqinë pas tërmeteve!

Rikthehen në atdhe, disa prej pjesëtarëve të misionit shqiptar që shkuan në Turqi për të asistuar mbrojtjen civile në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeve shkatërrimtarë që goditën këtë vend dhe Sirinë. Deri tani janë mbi 41 mijë viktima, bilanc i destinuar të rëndohet për fat të keq, si pasojë e lëkundjeve apokaliptike. 12 pjesëtarë e përfunduan misionin e tyre në Malatya të Turqisë. Lajmin e dha Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, ndërsa publikoi dhe foton e anëtarëve të grupit që ndihmuan për nxjerrjen nga rrënojat të personave të cilët u goditën nga tërmetet.

Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit. Falënderime nga zemra për kontributin: Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doçe, Nebi Muçaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo, Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha.

Skuadra e parë shqiptare e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore me mbi 50 specialistë, shkoi në Turqi më 7 shkurt.

Tjetër mrekulli në gërmadhat e tërmeteve të 6 shkurtit në Turqi e Siri. Një grua 77-vjeçe u shpëtua pas 212 orësh nën rrënoja. E moshuara u gjet në rajonin juglindor turk, AdÕyaman. Në një bilanc ende provizor, janë mbi 41 mijë viktimat e lëkundjeve shkatërrimtare në zonën mes Turqisë e Sirisë.

Një ekip spanjoll që u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi denoncoi se pas tërmetit, ndërtesat shemben pa përfunduar më parë rikuperimin e të mbijetuarve, pra me njerëz brenda. Anëtarë të ekipit nga Spanja veçuan rastin e Adiyamanit, një prej më të goditurve nga lëkundjet. Ata sollën shembullin e një godine me 180 banorë, 10 prej të cilëve u shpëtuan.

Një teknologji e projektuar nga NASA u aplikua pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri për të ndihmuar lokalizimin e të bllokuarve nën rrënoja. Agjencia hapësinore tha se grupeve të shpëtimit në Turqi iu dërgua një teknologji e ashtuquajtur “spinoff” e NASA-s që mund të zbulojë njerëzit e bllokuar nën rrënoja nga SpecOps Group i Floridës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE