Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi, dorezat e Gianluigi Buffon dalin në ankand!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi, dorezat e Gianluigi Buffon dalin në ankand!

Dorezat e portierit veteran italian, Gianluigi Buffon, janë vënë në shitje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Mbrojtësi i Atalantas, Merih Demiral, tha në Twitter se i ka nxjerrë në ankand dorezat e firmosura të 45-vjeçarit Buffon, në mënyrë që të gjitha të ardhurat nga shitja t’i dhurohen një OJQ-je turke.

Son adam @gianluigibuffon

Tarihin en iyisi Gianluigi Buffon imzalı eldivenleri ile destek oluyor.
Efsane'nin eldivenlerini açık artırmayla satışa çıkarıyoruz.

Gelir deprem bölgesinde kullanılmak üzere @ahbap 'a bağışlanacaktır.

Katkıları için Deniz Agnelli'ye çok teşekkürler. pic.twitter.com/93GPWk9dgb

— Merih Demiral (@Merihdemiral) February 13, 2023

Demiral që pas tragjedisë së madhe që ka prekur mijëra viktima, ka reaguar duke mbledhur ndihma nga miqtë e tij futbollistë. Në fillim ai nxorri në shitje fanellën e Cristiano Ronaldos të firmosur nga portugezi, e më pas kontaktoi Dybalan dhe Bonuccin, të cilët u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre duke shitur fanellat.

Ndërkaq, Lionel Messi ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerën e 3.5 milionë eurove. Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacionit Leo Messi”, që të dërgojnë ndihma në vendet e tërmetit. “Fondacioni Leo Messi” është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve të botës.

Rikujtojmë, se një tjetër mrekulli ka ndodhur në gërmadhat e tërmeteve të 6 shkurtit në Turqi e Siri. Një grua 77-vjeçe u shpëtua pas 212 orësh nën rrënoja. E moshuara u gjet në rajonin juglindor turk, AdÕyaman. Në një bilanc ende provizor, janë mbi 41 mijë viktimat e lëkundjeve shkatërrimtare në zonën mes Turqisë e Sirisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE