Çfarë u fol mes tyre? Artan Hoxha zbulon detajin e pathënë ma parë nga çështja e Vis Martinaj
vovalbania
February 16, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Lidhur me çështjen ende të pazgjidhur lidhur me Ervis Martinaj, gazetari Artan Hoxha, tha në “Të paekspozuarit” në MCN tv, foli edhe për lidhjet e tij me ish policin Jeton Lame.
Sipas Hoxhes, Jeton Lami, agjenti i Operacionales i cili dyshohet se kishte transportuar me makinë Ervis Martinajn, ka pasur një takim kokë më kokë me ish-kryepolicin Gledis Nano.
Pas këtij takimi, qe nuk u mor vesh kurrë se për çfarë u fol saktësisht, ndodhi arrestimi i Lamit dhe shkarkimi i menjëhershëm i Gledis Nanos.
“Polici Jeton Lami ka shkuar para arrestimit dhe ka folur me ish-drejtorin e përgjithshëm Gledis Nano dhe ka folur kokë më kokë, dhe menjëherë pas kësaj, ai u arrestua dhe drejtori i përgjithshëm nuk na tha kurrë çfarë kanë folur mes tyre”, tha Hoxha.