Eksportet e grurit, Ukraina: Rusia krijon vonesa artificiale!
Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës akuzon Rusinë për krijimin e vonesave artificiale në eksportet e drithit. Në një njoftim zyrtar nga ky dikaster thuhet:
Moska kryen veprime që shkaktojnë vonesa në eksportet e drithit përmes Detit të Zi dhe ne jemi të shqetësuar për një fakt të tillë.
Më tej, theksohet:
Kontrollorët rusë zgjasin në mënyrë të vetëdijshme kohën e kontrollit të anijeve. Përfaqësuesit rusë në grupet e kontrollit në Qendrën e Koordinimit të Përbashkët në Stamboll, prej muajsh shtyjnë në mënyrë sistematike kontrollin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga Ngushtica e Bosforit për në portet e Ukrainës.
Gjithashtu në njoftim i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar, kryesisht OKB-së dhe Turqisë, garantueseve të korridorit të grurit, të kërkojnë nga Rusia që t‘i japë fund menjëherë vonesave artificiale.
“Bjellorusia do t’i bashkohej luftës në Ukrainë vetëm nëse sulmohet nga ushtria e Kievit”. Këtë e theksoi sot presidenti Lukashenko, në një konferencë të rrallë me gazetarë të huaj në Minsk. “Kjo vlen edhe për fqinjët etjerë”, – tha Lukashenko. Bjellorusia e ka lejuar Kremlinin ta shfrytëzojë tokën bjelloruse që të përgatitet për luftën e nisur kundër Kievit në shkurt të vitit të kaluar.
Bjellorusia ende mban ushtarë rusë në territor, por Lukashenko është zotuar të mos dërgojë forcat e tij që vlerësohet të jenë mes 60-70 mijë në kufirin jugor me Ukrainën. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të Lukashenkos, ka shqetësime se trupat e tij mund të përfshihen në luftë.
Presidenti rus, Vladimir Putin përkrah planet për të krijuar qendër të përbashkët trajnimi me Bjellorusinë. Kjo deklaratë erdhi pasi në tetor u raportua për formimin e një force të përbashkët të Minskut me Moskën. Të dyja shtetet kryejnë shpesh stërvitje të përbashkëta ushtarake, duke insistuar se qëllimet janë krejtësisht për mbrojtje. Javën e ardhshme mbushet plot një javë nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në emër të çmilitarizimit të vendit fqinj.