Kryqi i Kuq kërkon 700 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasojat e tërmetit, shkon mbi 23 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë. Federata Ndërkombëtare Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe tani vlerëson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në këto dy shtete. Para një jave, organizata tha se duheshin afër 200 milionë dollarë për këtë katastrofë natyrore.

Tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës – ka vrarë pothuajse 40.000 persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.

“Ndikimi i plotë i këtyre tërmeteve ende nuk dihet saktësisht”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Jagan Chapagain, i cili aktualisht po viziton komunitetet e prekura nga tërmetet në dy shtetet.

“Situata në terren po ndryshon shpejt dhe nevojat po rriten për çdo minutë”, tha ai, duke theksuar se “për të mbijetuarit, këto janë momentet më të vështira në jetën e tyre dhe rruga e shërimit do të jetë një rrugë e gjatë”.

Kryqi i Kuq tha se Gjysmëhëna e Kuqe siriano-arabe dhe ajo turke kanë punuar “pa pushim për të mbështetur komunitetet e prekura” nga tërmetet.

Nevojat më urgjente për të mbijetuarit janë ofrimi i strehimit, kujdesit shëndetësor, por edhe ushqim dhe ujë, tha Kryqi i Kuq.

Gjysmëhëna e Kuqe turke ka dislokuar mbi 5.000 pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë, të cilët kanë shpërndarë mbi 31 milionë shujta të ngrohta dhe u kanë ofruar strehim emergjent të mbijetuarve të tërmeteve.

Në Siri janë afër 4.000 vullnetarë dhe staf që janë dërguar në zonat më të prekura nga tërmetet, ku gjenden 365.000 persona që janë nevojë për ndihmë emergjente.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE