Një zarf i kuq në shtëpinë e “BBV2”, por për cilin nga banorët është?
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Në shtëpinë e “BBV2” ka mbërritur ditën e sotme një zarf i kuq, i cili është për Oltën. Kjo për shkak të fitores së saj në lojën me litar, prova e radhës në të cilën Vëllai i Madh i vendosi banorët. Sipas rregullave, kush fitonte, do kishte një avantazh në lojën në shtëpi. Banorët nuk duhet ta prekin zarfin derisa Vëllai i Madh t’i informojë ata se zarfi duhet të hapet.
Visualizza questo post su Instagram
Un post condiviso da Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Në shtëpinë e “Big Brother VIP” do të kemi një tjetër dasmë. Pas ceremonisë së organizuar brenda shtëpisë për Kiarën dhe Luizin, këtë herë Vëllai i Madh u kërkoi banorëve të organizojnë një dasmë kosovare. Banorët kanë vendosur që nusja të jetë Nita, meqë ajo është nga Kosova, teksa dhëndri do të jetë Beati.