Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/Më 2 mars mocioni me debat me Ramën për McGonigal!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/Më 2 mars mocioni me debat me Ramën për McGonigal!

Sërish tensione në Kuvend, ku deputetët e opozitës po përsërisin skenat e seancave të kaluara me bllokim të foltores e zhurmë bilbilash. Kjo çoi në dy ndërprerje të shkurtra të seancës. Ndërkohë, vetëm me votat e maxhorancës, u miratua zhvillimi më 2 mars i mocionit me debat dhe interpelancës urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga opozita, për çështjen McGonigal. Mocioni me debat do të zhvillohet pa limit. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj:

Mocioni me debat, interpelanca urgjente dhe pyetjet do të zhvillohen më 2 mars. Të gjithë do të keni të drejtë të flisni sipas kohës maksimale që lejon rregulloja e Kuvendit. Do të zhvillohet mocioni më 2 mars, me kohën pa limit.

Berisha e 11 kolegë demokratë nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit, për shkak të përjashtimit disa ditor për shkelje etike.  Por, kryedemokrati e kreu i Partisë së Lirisë, Meta qëndruan jashtë selisë së Parlamentit të blinduar nga forcat policore për tubimin e thirrur prej tyre e që zgjati afro dy orë ndërsa përfundoi rreth orës 12:30. Berisha i kërkoi policisë që protestuesit të cilët thërrisnin “Rama ik” të mos provokoheshin. Ndërkaq, pjesëmarrës në protestë hodhën tymuese.

Teksa vlerësoi protestën si “të jashtëzakonshme”, kryetari demokrat akuzoi maxhorancën se e ka shndërruar Parlamentin në “bunkerin e fjalës së ndaluar”.

Pse ky Parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? E thjeshtë, çdo hajdut që hyn në shtëpi për të vjedhur, tenton të të vrasë po mundi. Këta nuk futen në shtëpitë tona si banda, por në xhepat tona, në pasuritë publike të shqiptarëve, vjedhin natën e ditën. Këta i urrejnë qytetarët.

Ky nuk është revolucion i PD-së, në të vërtetë është një revolucion i çdo shqiptari.

Në protestë foli edhe Ilir Meta:

Mos prisni t’jua vënë traun te dera e shtëpisë e t’jua marrin paratë edhe kur hyni e dilni. Kjo protestë do t’i japë shumë shpejt rezultatet e saj të mrekullueshme. Shumë shpejt, në sallën e Kuvendit do të rivendoset llogarivënia e drejtësia nuk do jetë më në xhepin e Edi Ramës!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE