Pas Indonezisë, ja ku po i kalojnë pushimet tani Ledri Vula, Sara Hoxha dhe Poem Blu!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Indonezisë, ja ku po i kalojnë pushimet tani Ledri Vula, Sara Hoxha dhe Poem Blu!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Artisti është shumë aktiv me projekte muzikore duke qëndruar sa më pranë dashamirësve të tij.

Pas pushimeve në Indonezi, prej disa ditësh Ledri, partnerja e tij Sara Hoxha dhe vajza e tyre, Poem po shijojnë pushimet në Itali, ku dhe kaluan ditën e “Shën Valentinit”. Me anë të postimeve të tyre duket se shumicën e kohës e kalojnë duke bërë ski, ku dhe na kanë treguar se Ledri është një profesionist edhe në atë sport. Vetëm pak më parë reperi ka postuar disa foto nga pushimete tyre dhe sidomos momente të bukura me vogëlushen Poem.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Partnerja e tij Sara nuk i kursen postimet me reperin, e së fundmi ka treguar një incident që ka ndodhur teksa ishin në makinë, ku mesa duket mund të kenë tejkaluar shpejtësinë duke i kapur radari dhe kështu i ka ndaluar policia. Momentin kur Ledri është jashtë makine duke folur me policët, bukuroshja e ka filmuar

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE