Për të shuar urinë mjafton të nuhasni qirinjtë me aromë pice, brioshi ose…
Kushdo që ka në shtëpi qirinj aromatikë e di se sa të veçantë janë. Imagjino teksa keni arritur në shtëpi dhe keni ndezur qirinjtë në dhomën e ndenjes. Mund të ndihemi sikur e kemi gjithmonë me vete ushqimin tonë të preferuar, pa pasur nevojë ta gatuani, kjo falë qirinjve. Shitjet e qirinjve luksoz janë rritur. Vetëm në SHBA, kjo rritje arrin në 53% krahasuar me vitin 2019 dhe karantina luajti një rol të rëndësishëm në këtë.
Dhe meqenëse Flamingo Estate, e cila fokusohet në mirëqenien, filloi të prodhojë qirinj me erë domate nga Roma, disa marka bënë ndryshimin. Prodhuesi i aromave Joya Studio krijoi një qiri me aromë me hudhër të skuqur në bashkëpunim me piceri Lucali me vendodhjen në Bruklin dhe u bë produkti i tyre më i shitur.
Overose shet një qiri me aromë briosh, ndërsa në Apotheke qirinj me aromë burger. Disa njerëz preferojnë të nuhasin një qiri “të shijshëm” sesa të hanë menjëherë para gjumit nëse kthehen në shtëpi natën vonë. Shkencëtari i ushqimit Harold McGee tha se shumë nga këta qirinj janë bërë me teknologji që mund të izolojë aromat specifike që mund të na bëjnë të ndihemi të ngopur.