Tallje me publikun? Pas lajmeve që kanë qarkulluar për ndarjen nga jeta të ish- partnerit reagon Rina Balaj!
Në internet ka disa ditë që qarkullon një foto e reperit shqiptar Sin Boy, i cili duket i shtrirë në ambulancë teksa mban maskën e oksigjenit. Fansat e tij janë shprehur të shqetësuar për foton në fjalë. Madje, në postimin në Instagram që ka publikuar foton, thuhet se po qarkullon informacioni se Sin Boy ka vdekur nga mbidoza në një spital të Kosovës.
Mediat kryesore greke po hedhin dyshime se këngëtari i njohur shqiptar Sin Boy ka ndërruar jetë pas një mbidoze narkotike, në moshën 29 vjeçare. Sin Boy ka qenë edhe i njohur si ish- i dashuri i këngëtares Rina Balaj. Vdekja e Sin Boy është bërë e ditur në një postim të fundit në llogarinë e reperit në Instagram. Siç është zakon për të, mbishkrimi i postimit shkruhet për herë të parë si në greqisht ashtu edhe në anglisht. Përveç kësaj, një sfond i zi i është shtuar fotografisë së profilit në llogarinë e tij.
Gjithashtu, motra e reperit ndau një foto tijën në Instagramin e saj dhe e shoqëroi me mbishkrimin “U prehsh në paqe!”
Mirëpo, vetëm pak më parë Rina ka ndarë disa foto në llogarinë e saj personale ku nuk ka bërë asnjë reagim si ish- partnerja e tij prej vitesh duke nënkuptuar kështu se asnjë fatkeqësi e tillë nuk ka ndodhur.
Epo, të tallesh me të tilla çështjesh është vërtet tronditëse…