A ka kamera në tualetet e shtëpisë së Big Brother Vip? Shakaja e Luizit shkakton diskutime të shumta, ja çfarë thotë produksioni
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![A ka kamera në tualetet e shtëpisë së Big Brother Vip? Shakaja e Luizit shkakton diskutime të shumta, ja çfarë thotë produksioni](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/02//a-ka-kamera-ne-tualetet-e-shtepise-se-big-brother-vip-shakaja-e-luizit-shkakton-diskutime-te-shumta-ja-cfare-thote-produksioni.jpg)
Një shaka e nisur nga Luizi dy ditë më parë ka nisur një diskutim mes banorëve por edhe në rrjetet sociale për mundësinë e vendosjes së kamerave brenda në tualet në ambientet e shtëpisë së Big Brother Vip.
Shakaja nisi mes Luizit dhe Tanit, pasi këngëtari po i drejtohej aktorit duke thënë se edhe në tualet ka kamera. Kjo shkaktoi disa diskutime edhe mes banorëve të tjerë.
Megjithatë përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë producentja e këtij program Sara Hoxha rreth një muaj më parë teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo është pyetur për pyetjen që i kalon të gjithëve në kokë, nëse ka kamera në këtë pjesë të shtëpisë.
Me batutë Sara në fillim u shpreh se këtë nuk i lejohet ta tregojë, por më pas sqaroi se kjo pjesë e shtëpisë nuk survejohet nga kamerat. “Ambienti është privat”, deklaroi ajo.
/Vip-magazine.al/