Aleksandër Vuçiç: Një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aleksandër Vuçiç: Një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë, Vuçiç nuk dha detaje se për cilin shtet bëhet fjalë, shkruan Euronews Serbia.

“Por, marrëveshja me atë vend është që të presim datën 23 ose 24 shkurt, pra dhjetë ditë të presim, pastaj do ta zbulojmë atë vend”, tha Vuçiç në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

“Ne folëm për dialogun me Prishtinën, marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike. Mendoj se i kemi përfaqësuar mirë interesat e Serbisë dhe njerëzit duhet ta dinë se nuk ka lajme epokale dhe nuk mund të ketë.

Ne erdhëm këtu dhe mundëm t’i shpjegojmë pozicionim preciz dhe racional, edhe pse kjo është e vështirë në epokën e rrjeteve sociale. Kemi hasur në respektin e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Britanisë së Madhe”, shtoi Vuçiç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE