Gjykata Kushtetuese pa kryetar, dështon edhe raundi i dytë i votimit!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata Kushtetuese pa kryetar, dështon edhe raundi i dytë i votimit!

Nuk u sigurua shumica ligjore prej pesë votash, dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese. Ky institucion njoftoi se “pas procesit të votimit, rezultoi se asnjë nga emrat nuk mori pesë vota”. Në njoftimin zyrtar thuhet:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën pesë votash. Rezultati i votimit ishte: Fiona Papajorgji – 3 vota, Marjana Semini – 3 vota, Holta Zaçaj – 3 vota.

Po ashtu bëhet e ditur se Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE