Historia e shpëtimit të hebrenjve, konkurs ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Historia e shpëtimit të hebrenjve, konkurs ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”!

Shpallet konkursi ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”. Ky konkurs do të zhvillohet në dy faza:

Në fazën e parë të aplikimit, kandidatët duhet të paraqesin përbërjen e ekipeve, kualifikimet, metodologjinë e punës dhe vizionin për sitin, duke përfshirë një koncept paraprak. Në fund të kësaj faze, juria do të përzgjedhë pesë skuadrat dhe konceptet më të mira, të cilët do të mund të vazhdojnë punën për fazën e dytë.

Në fazën e dytë, juria do të shqyrtojë propozimet e 5 ekipeve të përzgjedhura e do të zgjedhë propozimin fitues. Juria e konkursit do të përbëhet nga shtatë anëtarë, ekspertë vendas e të huaj me përvojë në fushat e arkitekturës, muzealizimit, kurimit të ekspozitave, etj.

Në fjalën e rastit, kryeministri Rama e cilëson Muzeun “Besa”, “projekt që i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës e artit hebraik”.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj. Eshtë një vend siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, ku banorët nuk dorëzuan asnjë hebre tek nazistët.

Falë kësaj historie të shkruar nga njerëzit e saj, Shqipëria është pagëzuar me titullin e drejtë mes vendeve, The Righteous Among the Nations.

Kryeministri Rama shtoi:

Jam i bindur që sot hedhim dhe një hap shumë të rëndësishëm pa kthim për ta parë të realizuar këtë vepër, e cila do t’i shërbejë edhe shpëtimit të një tjetër objekti të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore, në një zonë ku sapo kemi shpëtuar sarajet e famshme të Toptanëve që ishin një shënjestër e kuptueshme e dëshirës për të prishur e për të ndërtuar.

Krejt ndryshe nga çfarë thuhet e stërthuhet, ne mund të jemi vërtetë shumë të lehtësuar në raport me historinë tonë dhe në raport me të gjithë paraardhësit tanë në këto detyra sepse i kemi dhënë realisht jo vetëm vëmendje, por edhe një mbështetje të rëndësishme gjithë operacionit të shpëtimit të monumenteve tona të kulturës, gjithë operacionit të shpëtimit të asaj që është një pasuri.

Ky konkurs është një tjetër moment i rëndësishëm në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës e natyrisht edhe në bashkëpunimin e pandarë me Bashkinë e Tiranës që do të garantojë suksesin e këtij projekti.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE