Historinë më të bukur të dashurisë të ndërthurur edhe me Top Albania Radio, e zbulon Flavio Qarri!
Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.
Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar 25-vjetorin e radios më unike.
I ftuar ka qenë gjithashtu edhe gazetari i njohur, Flavio Qarri i cili ka treguar historinë e tij të dashurisë që ka për Top Albania Radio-n.
Unë kam histori dashurie, unë jam si çdo njeri i brezit tim, fans i çmendur i Top Albania-s që në fillimet e para, nga ata që kishin për krenari të ngjisnin ‘sticker’-at e vjetër të Top Albania Radio-s tek dritaret e klasës, por historia ime e preferuar ishte dita e parë që unë do të dilja me një gocë por kishte vetëm një problem që nuk dëgjoja dot “Radio Mania” atë ditë. Mes tyre zgjodha vajzën por nuk e humba as “Radio Mania”-n, nga shtëpia ime deri tek vendi ku kisha lënë takimin me këtë vajzën, çdo shtëpi po dëgjonte emisionin. Ti ecje dhe në çdo dritare dëgjoje batutën dhe nuk humbje asgjë. Unë di të them një gjë, nëse ka një sekret për të folur mirë është që të dëgjosh gjëra të mira dhe në do të dëgjosh gjëra të mira duhet të dëgjosh Top Albania Radio-n.